Ballina Sport Futboll Real Madridin e shpëtojnë penalltitë

Real Madridin e shpëtojnë penalltitë

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitoren e radhës në La Liga, pasi në javën e pestë mposhti Sociedadin me rezultatin 2:0.

Dy golat e këtij takimi u shënuan në pjesën e dytë, shkruan Indeksonline

Fillimisht nga pika e bardhë e penalltisë shënoi Vinicius Junior në minutën e 58’të.

Dhe më pas, Kylian Mbappe në minutën e 75’të shënoi golin e dytë nga 11-metërshi.

Me këtë fitore, Real Madrid shkon në kuotën e 11 pikëve në pozitën e dytë.

Exit mobile version