Ballina Sport Futboll Real Madridi vendosi dy rekorde të padëshiruara pas humbjes zhgënjyese ndaj Liverpoolit

Real Madridi vendosi dy rekorde të padëshiruara pas humbjes zhgënjyese ndaj Liverpoolit

Klubi spanjoll, Real Madridi ka ‘thyer’ dy rekorde negative pas humbjes nga Liverpooli të mërkurën mbrëma.

Real Madrid pësoi një humbje 2-0 ndaj Liverpoolit në Anfield, duke shënuar humbjen e tretë në pesë ndeshjet e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Los Blancos gjithashtu vendosen dy rekorde të padëshiruara gjatë ndeshjes ndaj Reds.

Ata u bënë kampionët e parë në fuqi që humbën tre ndeshje të fazës së grupeve pasi ngritën trofeun e garës elitare të ekipeve evropiane.

Përveç kësaj, zotërimi i tyre i topit prej 37% ishte më i ulëti ndonjëherë në një ndeshje të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Ndryshe, Mbretërit janë në probleme serioze pas pesë xhiros, pasi gjenden në pozitën e 24-të, e që dërgon në play-off, duke u futur në tri ndeshjet e fundit me vetëm gjashtë pikë.

Exit mobile version