Real Madridi u rikthehet fitoreve në La Ligë

Pas dy humbjeve radhazi, asaj nga Barcelona në La Liga dhe Milanit në Ligën e Kampionëve, Real Madrid i është rikthyer fitoreve.

“Mbretërit” shënuan fitore ndaj Osasunës në ”Santiago Bernabeu”, me rezultat 4-0.

Vinicius Jr shkëlqeu sot, duke shënuar hat-trick në minutat 34′, 61′ dhe 69′.

Ndërkohë golin tjetër e shënoi Jude Bellingham, i pari këtë sezon në La Liga.

Por kjo fitore kishte shije të hidhur, pasi tre futbollistë pësuan lëndime serioze.

Rodrygo, Eder Militao dhe Lucas Vasquez u lënduan në pjesën e parë dhe detyruan trajnerin Carlo Ancelotti ti zëvendësonte.

Me këtë fitore, Real Madrid shkon në kuotën e 27 pikë dhe renditet në vendin e dytë, gjashtë pikë prapa Barcelonës.

Në anën tjetër, Osasuna ka 21 pikë dhe renditet në vendin e pestë.