Ballina Sport Futboll Real Madridi po pret largimin e tre futbollistëve para fundit të afatit...

Real Madridi po pret largimin e tre futbollistëve para fundit të afatit kalimtar

Real Madridi ende nuk e ka mbyllur në tregun e transferimeve, pasi tani objektivi i klubit është largimi i ‘tepricave’.

Gjiganti spanjoll po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për fazën përgatitore, derisa në klub po punojnë edhe për largimin e lojtarëve që nuk janë në planet e trajnerit Carlo Ancelotti.

Kampioni në fuqi i Evropës synon që deri në fund të afatit kalimtar veror t’i largojë edhe tre futbollistë nga skuadra e parë.

Portieri ukrainas Andriy Lunin është i pari në listë për tu larguar, pasi ai ende nuk ka nënshkruar kontratë të re dhe ofertat nuk mungojnë për të, kryesisht nga Anglia.

Përveç portierit mesfushori spanjoll Dani Ceballos gjithashtu pritet të largohet, pasi ka disa klube në La Liga që e duan transferimin e tij.

Nga ana tjetër, situata e Fran Garcias duket të jetë e vazhdueshme për momentin, duke pritur për të parë se çfarë do të ndodhë me Alphonso Davies.

Mbrojtësi i majtë spanjoll vazhdon të jetë objektivi kryesor i skuadrës angleze Bournemouth.

Exit mobile version