Monaco ka bërë me dije se mund ta shesë në këtë verë Kylian Mbappen.
Skuadra franceze ka caktuar një çmim prej 120 milionë euro për shitjen e lojtarit më të kërkuar në Evropë, por të njëjtën gjë po e bënë edhe babai i francezit që do t’i dëgjoj ofertat e skuadrave që e duan transferimin e djalit të tij.
Siç raporton “MARCA”, Real Madridi është shumë afër që ta transferoj Kylian Mbappen që po konsiderohet si njëri prej talentëve më të mirë të këtij sezoni por edhe që ka një të ardhme të ndritur në futboll.
120 milionë euro duhet të paguajnë madirlenët për transferimin e Mbappes, pasi nën këtë shumë Monaco ka bërë të ditur që nuk do të negocioj me asnjë skuadër.