Skuadra e Real Madridit ka barazuar ndaj Rayo Vallecano me rezultatin 1:1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në La Liga.
Dy gola në këtë ndeshje u realizuan në pjesën e parë.
Joselu shënoi golin e parë në këtë takim në minutën e 3’të.
Golin e barazimit e realizoi de Tomas në minutën e 27’të.
Në pjesën e dytë pamë vetëm një karton të kuq. Mbrojtësi spanjoll, Dani Carvajal ishte ai që u largua nga loja.
Me këtë barazim, Real Madrid shkon në kuotën e 62 pikëve, kurse skaudra ku luan shqiptari Ivan Balliu është në pozitën e 14-të me 25 pikë./