Real Madridi mposhtet nga Espanyoli

Real Madridi është befasuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të La Ligas. Reali të shtunën mbrëma është mposhtur në udhëtim nga Espanyoli me rezultatin 1:0.

Golin e fitores për Espanyolin e realizoi Carlos Romero në minutën e 85-të.

Realit iu anulua një gol i Vinicius Juniorit në minutën e 20-të për shkak të një faulli.

Te mysafirët mbrojtësi i Shqipërisë, Marash Kumbulla, e kompletoi ndeshjen.

Ai u ndëshkua edhe me karton të verdhë në minutën e 90-të.

Reali mbetet lider me 49 pikë.

Atletico Madridi ka një pikë më pak në vendin e dytë.

Espanyoli ka 23 pikë dhe është në pjesën e poshtme të tabelës.