Ballina Sport Futboll Real Madridi mposht Alavezin, mbetet në garë për titull

Real Madridi mposht Alavezin, mbetet në garë për titull

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore të vështirë ndaj Alavezit me shifrat minimale 0:1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në La Liga.

Në pjesën e parë, ekipi madrilen shënoi gol me anë të mesfushorit farncez, Camavinga.

Punët u vështirësuan në minutën e 38’të, pasi Kylian Mbappe u ndëshkua me karton të kuq direkt për shkak të një ndërhyrje të ashpër.

Por, në pjesën e dytë, skuadra vendase nuk arriti të shënonte gol edhe pse deri në minutën e 70’të ishte me një lojtar më shumë në fushë.

Më pas, Sanchez u ndëshkua me të kuq direkt për shkak të ndërhyrjes së ashpër ndaj Vini Jr.

Me këtë fitore, Real Madrid shkon në kuotën e 66 pikëve në pozitën e dytë, katër më pak se lideri, Barcelona (70).

Exit mobile version