Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore me shifrat 4:1 ndaj Las Palmas në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në La Liga.
Mysafirët shënuan gol pas 25 sekondave me anë të Fabio Silvas, shkruan Indeksonline
Por, ekipi i Carlo Ancelottit më pas shënoi katër herë.
Fillimisht tri u shënuan në pjesën e parë, me anë të Kylian Mbappe (2) dhe Brahim Diaz.
Kurse në pjesën e dytë shënoi vetëm Rodrygo.
Kujtojmë që Realit iu anuluan tri gola nga sistemi VAR.
Me këtë fitore, Real Madridi shkon në kuotën e 46 pikëve në pozitën e parë, dy më shumë se vendi i dytë, Atletico Madrid (44) dhe shtatë më shumë se Barcelona (39).