Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Real Valladolid me rezultat 3-0 në kuadër të javës së dytë të La Ligas.
Mbretrit kishin vetëm një rast shënimi në pjesën e parë, kur Kylian Mbappe gjuajti bukur, por në vend ishte portieri Karl Hein.
Me të filluar pjesa e dytë, Fede Valverde me një gjuajtje të fortë nga 20 mera arriti të shënojë për 1-0.
Valladolid rrezikoi me Victor Andres Meseguer Cavas dhe Raul Moron, por mysafirët nuk arritën të shënonin.
Mbappe sërish në minutën e 90-të u ndal nga Hein.
Në minutën e 88-të, Real Madridi siguroi fitoren, ku autor i golit ishte Brahim Diaz që në mënyrën më të mirë shfrytëzoi një pasim të Eder Militaos për të shënuar për 2-0.
Në fund kishte kohë edhe për një gol të Endrick i pari me fanellën Los Blancos.
Mbretërit pas kësaj fitoreje kanë 4 pikë, dy më pak se Celta Vigo dhe Barcelona