Skuadra e Real Madridit, ka marrë një tjetër goditje të rëndë pasi ka mbetur për një periudhë pa sulmuesin Kylian Mbappe.
Francezi Mbappe u lëndua në fitoren ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve dhe do të mungojë rreth dy javë.
Mbappe ka dëmtuar kofshën e majtë dhe përfundimisht do të mungojë ndaj Rayo Vallecanos në kampionat, ndërsa ka gjasa të luajë në finalen e Kupës Interkontinentale që mbahet në Doha më 18 dhjetor.
25-vjeçari iu bashkua Realit në verë si lojtar i lirë, ndërsa deri më tani, ka shënuar 12 gola dhe ka bërë 2 asistime në 22 paraqitje në të gjitha garat.
Ai a kontratë me skuadrën spanjolle deri në verën e vitit 2029.