Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore në javën e 14-të në La Liga, pasi mposhti 0:3 Leganesin si mysafir.
Golin e parë në këtë sfidë e shënoi Kylian Mbappe pas asistit nga Vini Jr.
Në pjesën e dytë, skuadra e Carlo Ancelottit shënoi dy gola tjerë.
Fillimisht Fede Valverde shënoi nga gjuajtja e lirë dhe më pas Jude Bellingham.
Me këtë fitore, Real Madrid shkon në kuotën e 30 pikëve në pozitën e dytë, katër më pak se lideri Barcelona (34) – por ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.