Ballina Sport Futboll Real Madridi fiton superndeshjen me Dortmundin

Real Madridi fiton superndeshjen me Dortmundin

Një ndeshje të nivelit të lartë kanë luajtur të martën mbrëma në “Santiago Bernabeu”, Real Madridi e Borussia Dortmundi.

Ishte kjo përsëritje e finales së Championsit të edicionit të kaluar. Dhe sërish fituan madrilenët.

Ndeshjen e xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve, Madridi e fitoi 5:2.

Skuadra gjermane ishte në epërsi prej 2:0 pas pjesës së parë. Por as për së afërmi nuk ka mundur t’i rezistojë sulmit madrilen në pjesën e dytë.

Donyell Malen kaloi në epërsi 1:0 Dortmundin në minutën e 30-të. Menjëherë në minutën e 34-t, Mylen asistoi për Jamie Gittens që realizoi për 2:0 në të mirë të skuadrës gjermane.

Nuk vonoi shumë dhe Madridi goditi dy herë traversën në të njëjtin aksion. Por pa konkretizuar.

Me rezultatin 2:0 përfundoi pjesa e parë.

Pjesën e dytë skuadra e Carlo Ancelottit e nisi furishëm.

Antonio Ruediger shënoi në minutën e 60-të për të ngushtuar rezultatin në 2:1. Ishin shenjat e para të asaj që do të pasonte.

Vinicius Junior gjeti ritmin dhe barazoi në 2:2 në minutën e 62-të. Në minutën e 83-të për 3:2 shënoi Lucas Vazquez, me goditje të fortë nga zona. Vinicius Junior shënoi supergol në minutën e 86-të për 4:2. “Hat-trickun”, Viniciusi e kompletoi në minutën e 93-të për 5:2.

Për Madridin është fitorja e dytë në tri ndeshje të luajtura. Dortmundi ka pësuar humbjen e parë.

Exit mobile version