Real Madridi ka fituar bindshëm ndaj Bragas për t’u kualifikuar në fazën nokaut të Ligës së Kampionëve.
Madrilenët të mërkurën mbrëma fituan 3:0 në shtëpi. Reali mban pozitën e parë në Grupin C me 12 pikë nga katër ndeshje. Napoli është i dyti me shtatë pikë, Braga e treta me tri pikë dhe Union Berlini i katërti me një pikë. Kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund.
Brahim Diaz shënoi golin e parë në minutën e 27-të.
Në minutën e 58-të Vinicius Junior shënoi për 2:0, ndërsa tre minuta më pas Rodrygo vendosi rezultatin përfundimtar, 3:0.