Real Madridi është finalisti i dytë i Ligës së Kampionëve për sezonin 2023/24.
”Mbretërit” shënuan fitore në ”Santiago Bernabeu” në ndeshjen e dytë gjysëmfinale ndaj Bayern Munchenit, me rezultat 2-1.
”Bavarezët” kaluan të parët në epërsi me golin e Alphonso Davies në minutën e 68-të.
Skuadra e Ancelottit nuk u dorëzua dhe përmbysi rezultatin brenda katër minutave.
Ishte sulmuesi spanjoll, Joselu, ai i cili shënoi të dy golat për Realin, fillimisht në minutën e 88-të e pastaj edhe në 90+2.
Në finale, Real Madrid do të ketë punë me Borusia Dortmundin, e cila eliminoi PSG-në.
Finalja e madhe zhvillohet në stadiumin ”Wembley” më datën 1 qershor.