Real Madridi eliminom PSG-në

Real Madrid është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Madrilenët eliminuan PSG-në pasi mposhtën me rezultat 2-1 (5-2 rezultati i përgjitshëm).

Ronaldo në minutën e 52-të dhe Casemiro në minutën e 80-të shënuan për Realin.

Golin e vetëm për PSG-në e shënoi Edinson Cavani në minutën e 71-të.