Real Madrid zgjedh përforcimin më të mirë në histori të klubit (FOTO)

Marco Asensio, fenomeni i ri në Real Madrid.

Marco Asensio është përforcimi më i mirë në histori të Real Madridit.

E përditshmja sportive madrilene “Marca” e përshkruan të tillë marrë parasysh çmimin e paguar prej vetëm 3.5 milionë euro për blerjen e tij në dhjetorin e vitit 2014.

Asensio ka shkëlqyer me paraqitjet e tij gjatë këtij sezoni me “Los Blancos”.

Për më tepër, ai ka filluar të konsiderohet si pasardhës ideal i Cristiano Ronaldos në Santiago Bernabeu.