Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore të rëndësishme në javën e 10-të në La Liga, pasi mposhti 1:2 Celta Vigon.
Ekipi i Carlo Ancelottit e nisi mrekullisht ndeshjen, pasi në pjesën e parë shënoi Kylian Mbappe për 0:1, shkruan Indeksonline
Në pjesën e dytë, fillimisht skuadra vendase barazoi shifrat në 1:1 me anë të Swedberg.
Kurse golin e fitores për ekipin madrilen e shënoi Vinicius Jr pas një asisti të bukur nga Luka Modric.
Me këtë fitore, Real Madrid shkon në kuotën e 24 pikëve në pozitën e dytë, aq ka Barcelona – që ka një ndeshje më pak.
Kujtojmë që ndeshjen e radhës, Real Madridi e zhvillon pikërisht kundër Barcelonës