Titulli i kampionit në La Liga po afrohet çdo ditë e më shumë me Real Madridin.
Skuadra e Zinedine Zidane, Real Madrid, mund të shpallet kampione qysh në ditën e enjte, transmeton lajmi.net.
Një gabim i Barcelonës do të jepte mundësinë që ‘Los Blancos’ të kryenin punët të hënën, por një gjë e tillë nuk ndodhi.
Kështu, me ndeshjet e mbetura, Reali ka nevojë për vetëm pesë pikë që matematikisht të sigurojë titullin.
Kjo do të thotë se ata mund të shpallen skuadër kampione e Spanjës qysh të enjten.
Me fitoret e mundshme kundër Granada dhe Villarreal, Real Madrid kthehet te titulli i kampionit të La Liga.