Real Madrid ndalet nga Villarreal

Skuadra e Real Madridit nuk ka arritur më shumë se një barazim përball Villarrealit në “Santiago Bernabeu”.

Ndeshja përfundoi me rezultat 1 me 1, ku kishte raste shënimi nga të dyja skuadrat.

Edhe pse të parët në avantazh kaluan mysafirët me anë të mesfushorit, Bruno i cili shënoi nga pika e bardh e penalltisë, madrilenët barazuan qysh në fillim të pjesës së dytë me anë të Ramosit.

Me këtë barazim, ekipi i Zidanes ka grumbulluar 13 pikë dhe gjendet në pozitën e parë, ndërsa Villarreali nëntë në të pestin.