Skuadra e Real Madridit ka fituar ndeshjen e parë të Super Kupës së Spanjës në “Camp Nou”, shkruan IndeksOnline.
Klubi madrilen mposhti Barcelonën 3 me 1, në një ndeshje tejet të zjarrët dhe të ashpër.
Golat për ekipin e Zinedine Zidanes i shënuan: Pique (autogol), Ronaldo dhe Asensio. Kurse për Barcelonën të vetmin e shënoi Lionel Messi nga pika e bardhë e penalltisë.
Ndeshja e dytë zhvillohet në “Santiago Bernabeu” më 16 gusht nga ora 23:00.