Reagon Vuçiq: Kosovën s’e trajtojmë si të pavarur as në Uashington e as në Bruksel

epa08534511 Serbian President Aleksandar Vucic speaks during a press conference after the overnight riots in Belgrade, Serbia, 08 July 2020. Thousands have gathered in front of the Serbian Parliament in Belgrade on 07 July 2020 to protest the new measures to stem the spread of the SARS-CoV-2 coronavirus, which causes the COVID-19 disease. EPA-EFE/ANDREJ CUKIC

Nga Beogradi kanë ardhur reagimet e para pas caktimit të takimit më 2 shtator në Shtëpinë e Bardhë në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq konfirmoi se shteti i tij do të marrë pjesë në këtë takim, dhe se sipas tij Serbia nuk është në pozitë që t’i refuzojë negociatatat, shkruan lajmi.net.

Ai shtoi se temat  e diskutimit në këtë takim ndërlidhen me ekonominë,  çështje kjo sipas tij shumë e rëndësishme për Serbinë.

Sidoqoftë,  siç u shpreh Vuçiq, Serbia nuk do ta trajtojë Kosovën si shtet të pavarur, as në SHBA, e as në BE.

“Kosovarët viinë në negociata për arsye të ndryshme. E para është që ata ta prezantojnë veten si shtet i pavarur. Ne nuk do t’i trajtojmë ashtu, as në Uashington, e as në Bruksel”, tha Vuçiq në TV Pink.

Siç shtoi tutje Vuçiq, Serbia është në pozicion të vështirë sepse për SHBA-në, dhe për shumicën e shteteve të BE-së, Kosova është shtet i pavarur.

Ndryshe, emisari special i SHBA-ve për dialogun mes Kosovës e Serbisë,  Richard Grenell njoftoi sot se liderët e këtyre dy shteteve do të takohen më 2 shtator në Shtëpinë e Bardhë.