Reagon Presidenca pas shpërthimit në veri: Strukturat kriminale të financuara nga Serbia po pengojnë sundimin e ligjit në veri

Blerim Vela, shefi i kabinetit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani i ka reaguar pas shpërthimit që ndodhi në sot në veri të vendit rreth orës 03:00 të mëngjesit.

Vela tha se ky është një tjetër sulm kriminal në Mitrovicën e Veriut.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se këto struktura kriminale po paguhen nga Serbia në mënyrë që të pengojnë sundimin e ligjit në veri.

‘’Një tjetër sulm kriminal në Mitrovicën e Veriut. Strukturat kriminale dhe ilegale të financuara nga Serbia po pengojnë sundimin e ligjit në veri . Ky duket të jetë një reagim ndaj aksionit të institucioneve për heqjen e kamerave ilegale të vëzhgimit të vendosura nga Serbia, i cili do të vazhdojë’’, ka shkruar Vela.