Veterani i UÇK-së Murtez Kastrati nga Lipjani sot është ndaluar nga policia e Shqipërisë, pasi që shteti serb ka dërguar emrin e tij dhe shume ish pjesëtarëve të UÇK-së në Interpol.
I menjëhershëm ishte reagimi i O.V.L e UÇK-së në Lipjan, ku thonë se edhe pas 21 viteve, Serbia nuk pushon së tentuari që ti dënojë dhe maltretojë veteranët e luftës së UÇK-së, ku bëjnë thirrje ndaj organeve kompetente që të mos i besojnë akuzave të rrejshme të Serbisë, shkruan Indeksonline.
Në njoftimin e tyre thuhet se Murtez Kastrati ishte duke shkuar me familje për pushime, teksa u ndalua nga nga policia e Shqipërisë.
“Ne Veteranët e UÇK-së bajm thirrje organeve kompetente, Kombtare e nderkombtare, qe mos ti besojn akuzave të rrejshme të shtetit Serrb, se tasht ma veq asht deshmu me keto gënjeshtra. Mbesim me shores qe z. Murtez Kastrati të lirohet dhe të vazhdoj me aktivitetet e tia familjare e shoqrore”.