Ballina Lajmet Kosovë Reagon Medreseja “Alauddin”: Nuk përkrahim asnjë kandidat për deputet

Reagon Medreseja “Alauddin”: Nuk përkrahim asnjë kandidat për deputet

Medreseja e mesme “Alauddin” në Prishtinë, ka reaguar ndaj shkrimit me titull: “Muja merr përkrahje nga profesorët e Medresesë”, të publikuar në portalin “Indeksonline”.

Edhe pse ky reagim nuk është bërë kundër vet Shaip Mujës, si protagonist i ngjarjes, aty thuhet se vizita është bërë me kërkesë të tij dhe ka qenë private, jo zyrtare dhe se ky institucion është apolitik dhe si i tillë nuk përkrahë asnjë parti politike, apo edhe individ.

Ky reagim vjen pasi që kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Shaip Muja, kishte vizituar këtë institucion shkollor dhe më pas ka postuar në faqen e tij në Facebook një fotografi të bërë me drejtues të medresesë, me një mbishkrim, e të cilën e postoi edhe portali në fjalë, e që pretendonte se ka marrë mbështetje nga stafi akademik.

Nuk është hera e parë kur politikanët “keqpërdorin” institucionet fetare, duke pretenduar se “kanë mbështetjen” për zgjedhjet.

Reagimi i plotë i medresesë “Alauddin”:

Reagim ndaj shkrimit në disa portale “Muja merr përkrahje nga profesorët e Medresesë”, të datës 7 qershor
Medreseja e mesme “Alauddin” në Prishtinë dëshiron që të informojë opinionin publik se reagon ndaj shkrimit në portalet me titull “Muja merr përkrahje nga profesorët e Medresesë”, të datës 7 qershor.

Medreseja “Alauddin” deklaron se z. Shaip Muja me kërkesë të tij ka qëndruar si mysafir në një vizitë private në shkollën tonë, më datë 6 qershor 2017. Vizita e z. Muja në asnjë mënyrë nuk klasifikohet si vizitë zyrtare në shkollën tonë. e aq me pak te kete pasur ndonje takim me stafin edukativ e arsimor dhe me nxenesit tane.
Në shkrimin e lartcekur, mes tjerash potencohet se z. Muja deklaron se ‘Përkrahja ndaj kandidaturës time për Kuvend, nga profesorët e Medresës dhe medresantët, shton obligimin tim ndaj ruajtjes së traditës por edhe të drejtës për të besuar!
Ndaj, Medreseja “Alauddin”, si institucioni Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës dhe shkollë e mesme në kuadër të Ministrisë së Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë të Republikës së Kosovës, unanimisht dhe fuqimisht deklaron se është institucion edukativo-arsimor, është apolitik, dhe si rrjedhojë nuk përkrah asnjë parti politike ose individ kandidat për zgjedhje dhe ne kete rast edhe kandidimin e z. Mujes.

Ne si institucion shprehim konsideratën tonë të thellë për të gjitha institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, duke i shërbyer edukimit dhe arsimimit të gjeneratave të reja të vendit tonë, si qëllim i ynë i vetëm prej themelimit./Mesazhi.com/

Exit mobile version