Organizata humanitare Islamic Relief ka dënuar ashpër sulmet e natës së kaluar të Izraelit në Gaza, duke i cilësuar ato si një “përshkallëzim tronditës” që duhet të dënohet pa mëdyshje nga qeveritë ndërkombëtare.
“Reagimi i vakët nga aleatët e Izraelit ndaj këtyre shkeljeve të përsëritura të së drejtës ndërkombëtare, i kufizuar vetëm në shprehje sipërfaqësore shqetësimi, është i pamjaftueshëm dhe i bën ata bashkëfajtorë në këto krime,” tha organizata në një deklaratë.
Islamic Relief u bëri thirrje qeverive të përdorin të gjithë ndikimin e tyre politik dhe ekonomik për të mbajtur Izraelin përgjegjës, duke përfshirë ndalimin e menjëhershëm të shitjeve të armëve dhe pezullimin e marrëveshjeve tregtare.
“Duhet të zbatohet menjëherë marrëveshja e armëpushimit me faza dhe të sigurohet hyrja e ndihmave të mjaftueshme në Gaza,” përfundon deklarata.