Obligimet e dispozitat islame nuk kanë të drejtë t’i sqarojnë të tjerët, jo për ndonjë arsye tjetër, por për shkak se nuk i njohin fare ato.
Po edhe nëse pretendojnë se i njohin, prapëseprapë nuk i njohin hiç, sepse nuk janë kompetentë.
Së paku do të duhej të heshtnin, e jo t’u shërbenin politikave ditore e qarqeve misionare, meqë përzierja në punët e të tjerëve, madje edhe pa argumente, përbën injorancë dhe shkelje flagrante të tolerancës fetare ndër shqiptarë.
Shqiptarinë e kemi të përbashkët, prandaj duhet t’i shërbejmë asaj mirëfilli, pa nxitje të ndasive e përçarjes, kurse çështjet fetare i kemi të ndara, por me respekt të ndërsjellë.
Zoti i botëve, Allahu, thotë:
“Ju keni fenë tuaj, kurse une fenë time.” (Kuran, El Kafirun: 6)
Ndërsa populli thotë: “Ju kqyrni punët tuaja, e ne tonat!”
Faleminderit!
Nga: Adnan Simnica