Me që u përmenda me theks të veçantë më mënyrë ironike dhe shkëputjes të qëllimt të një pjesë të intervistës sime, qatë u pa se destinacioni i gazetarit të RTK-së, si duket kishte qenë me qëllim të nënçmimit të mësimit fetar Islam, këtë e argumenton fakti se hapësirën më të madhe ia kushtoi njerëzve jo adekuat për çështjen në fjalë, më detyroi të reagoj.)
Dokumentari që u transmetua në emisionin “Udhëve” në RTK, të premtën më datën 15 dhjetor 2017, sa ishte tendencioz po aq edhe përçarës në mesin e popullatës shqiptare në Luginë, Kosovë dhe gjetiu.
Fillmisht vet titulli i dokumentarit”Mësmi për vdekjen para mësimit për jetën” jep të kuptoj qëlllimin tendencioz , të një anshëm, të një televizioni publik siç është RTK, në dëmë të mësimit fetar- Islam.
RTK, edhe përkundër asaj që finacohet nga taksapaguesit shqiptar me shumicë muslimane, realizon emisione kundrejt tyre.
Ekipi i RTK-së edhe përkundër pritjes tonë vëllezërore dhe rrespektit të tyre si luginas dhe si ekip i një televizioni publik, shkeli mbi bujarinë dhe butësinë tonë.
Unë si ligjërues i mësimit fetar Islam dhe si pjesë e këtij dokumentari, ju njoftojë se në radhë të parë lënda e mësimit fetar, është edukim i shpirit, i aftësimit të njeriut për punë, dhe suksese në shoqëri. Mësimi fetar Islam, është edukim dhe jo ideologji e as indoktrinë siç u tha në dokumentar. Me një fjalë mësimi fetar Islam të edukon se feja nuk është ideologji por është sistem jete.
Ndërkohë lënda e mësimit fetar mësohet prej vitit 2001 e këtej, duke filluar nga klasa e parë deri në përfundim të shkollimit të mesëm.
Lënda e mësimit fetar është lëndë zgjedhore e cila përqafohet me vetë dëshirën e nxënësit në klasën e parë, dhe me pëlqimin e prindërve e tyre dhe në asnjë munëyrë me imponime .
Njejtë sikur nxënësit e klasëve të para , të drejtë zgjedhjeje të lëndëve e kanë edhe nxënësit e klasëve të pesta dhe viti i parë në shkollat e mesme.
Një gjë të tillë shumi mirë iu ka sqaruar ekipit të RTK-së gjatë qëndrimit të tyre në Luginë, por fatkeqësisht qëllimisht është shtrembëruar nga ta.
Mësimi fetar Islam, zhvillohet në suaza të planit dhe programit ashtu siç është e pranuar nga ana e ministrisë së arsimit dhe aspak nuk dilet nga ai.
Ndërkaq Xhemaledin Salihut i bëjë me dije se namazi nuk mësohet nga klasa e parë, ngase plani është i rregulluar në bazë të moshës që kanë fëmijët.Po edhe sikur të ishte si thua ti, dije se në Islam teorinë e pëcjell praktika, sidomos në disa njësi mësimore kërkohet konkretizmi i asaj njësie.
Pa marrë parasysh se hoxhallarët ku i përfundojnë shkollimin e kanë të njejtin plan e program, dhe nuk predikojnë as një kulturë prej nga janë kthyer ashtu siç thua ti.
Xhemledin Salihu, ajo që mësohet në këtë lëndë është mësim fetar islam dhe nuk është aspak indoktrinim fetar ngase plani dhe programi në fjalë është hartuar nga komisioni kompetent i Bashkësisë Islame, i cili njëkohësisht edhe i ka bërë librat për moshat që i përgjigjen nxnësve .Sigurisht se si të tillë e ka pranuar ministria dhe është lejur në përdorim.
Xhemaledin Salihu, Islami të mëson që ne ti rrespektojmë fetë tjera, por nuk kemi nevojë të bëjmë krahasime dhe të marrim nga të tjerat ngase Islamit nuk i mungon asgjë, përkundrazi.
Unë si mësimdhënës po ju njoftoj edhe një herë, vetëm me disa nga temat e mësimit fetar para se të mësohet për vdekjen, edhe pse ekipi i RTK-së shum mirë e ka vëzhguar këtë planë.
Dashuria ndaj librit, sjellja në shkollë, sjellja në rrugë, largimi nga ajo që është e huaj dmth nga vjedhja , largimi nga rrena dhe mashtrimet, sjellja ndaj prindërve e shum e shum tema të tjera, janë këto në dëmë të fëmijëve apo në të mirë të tyre?
Ndërkaq ju të nderuar vëllezër duke e parë zemërimin tuj nga komentet në portale të ndryshme e në veçanti në RTK, me rrespektin më të madhë kërkoj nga ju që të ruani gjakëftohtësinë edhe përkundër qëllimit të dokumentarit.
Islami është fe e paqes dhe e donë paqen.
(Rijad Demiri, ligjërues i mësmit fetar Islam në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc, komuna e Bujanocit)