Ballina Lajmet Me rastin e Kurban Bajramit, mbreti i Marokut amniston 665 të burgosur

Me rastin e Kurban Bajramit, mbreti i Marokut amniston 665 të burgosur

Mbreti i Marokut, Muhammed VI, ka shpallur amnisti me rastin e Kurban Bajramit për gjithsej 665 të burgosur në vend, raporton Anadolu Agency (AA).

“Me rastin e Kurban Bajramit, me vendim të Mbreti të Marokut Muhammed VI është shpallur amnisti për gjithsej 665 të burgosur, të cilët ishin të dënuar ose në proces”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Drejtësisë të Marokut.

Gjithashtu theksohet se për 563 të burgosur ka ulje dënimi, ndërsa 102 të burgosur janë liruar.

Exit mobile version