Naser Raufi, avokati i të akuzuarve të Kumanovës, ka folur sot për vendimin e Gjykatës Penale të Shkupit që t’i dënojë me 746 vjet burg të akuzuarit për rastin e Kumanovës.
Ai në një linjë telefonike me Klan Kosovën ka thënë se këtë e ka pritur, por e quajti këtë vendim jo objektiv dhe të montuar. Raufi tha se do ta bëjnë ankesën tek shkalla e dytë, përkatësisht tek Gjyqi i Apelit në Shkup, në afat prej 15 ditësh.Mes tjerash, ai tha se me ndihmën e ndërkombëtarëve është e nevojshme që të zbardhet rasti.