E fejuara e gazetarit të vrarë saudit Jamal Khashoggi ka kërkuar që princi i kurorës i Arabisë Saudite të ndëshkohet pa vonesë për vrasjen e tij.
“Kjo jo vetëm që do të sjellë drejtësinë që kemi kërkuar, por gjithashtu mund ta parandalojë përsëritjen e veprimeve të ngjashme,,” tha Hatice Cengiz në një deklaratë.
Kjo vjen pasi një raport i inteligjencës amerikane zbuloi se Princi i Kurorës Mohammed Bin Salman kishte miratuar vrasjen e Khashoggit.
Arabia Saudite e ka hedhur poshtë raportin.
Gazetari Saudit u vra gjatë një vizite në konsullatën Saudite në Stamboll, në tetor të vitit 2018 dhe trupi i tij u copëtua. Ai kishte qenë dikur një këshilltar i qeverisë Saudite dhe gjithashtu ishte i afërt me familjen mbretërore, mirëpo pas prishjes së raporteve ai mërgoi në SHBA në vitin 2017.
Nga atje ai shkruante në gazetën Washington Post ku kritikonte politikat e Princit Mohammed. /Mesazhi.com