ë dhënat e fundit të gjetura nga hetimet e Brigadës Penale të Parisit e nxjerrin të pafajshëm Profesor Tarik Ramadanit nga akuzat e pabaza si dhe zbulojnë natyrën politike të ‘fiaskos gjyqësore’, sipas Organizatës Horizons.
Prof. Ramadani, një akademik i njohur musliman i ndjekur nga miliona njerëz nga e gjithë bota, u arrestua vitin e kaluar pas akuzave për përdhunim.
Në tetor 2017, Henda Ayari, një feministe 41-vjeçare dhe aktiviste shekullariste, e akuzoi Prof. Ramadanin për një sulm seksual në vitin 2012 në Paris. Po atë muaj, një akuzë tjetër pasoi nga një 40-vjeçare anonime me pseudonimin ‘Christelle’, e cila pretendonte se Prof. Ramadani kishte bërë të njëjtën gjë me të në vitin 2009 në qytetin e Lyon-it në Francë.
Megjithatë, akuzat u pasuan nga rrëfime që u ndyshuan disa herë, prova të mangëta dhe në fund nga histori që nuk qëndronin.
Shumë pikëpyetje u ngritën pas arrestimit dhe trajtimit që iu bë më pas dijetarit të njohur musliman, i cili u shtrua në spital gjatë burgosjes. Prof. Ramadani u arrestua në Paris pasi mori pjesë me vullnetin e tij në një seancë pyetjesh.
Në tetor 2018, Prof. Ramadani u lirua me kusht pas një seance dëgjimore në gjykatën e apelit në Francë, e cila vendosi ta lironte.
Zyra europiane e Tarik Ramadanit deklaroi:
“Më në fund prokurorët vërtetuan kohën e mesazheve të Paule-Emma Aline (Christelle-s), e cila pretendonte se i kishte dërguar ato përpara takimit të vetëm që kishte patur me Tarik Ramadanin pas një diskutimi me anë të Skype. Megjithatë, këto mesazhe ishin dërguar përpara takimit të vetëm që kishin pasur më 9 tetor 2009. Paule-Emma kishte gënjyer. Përmbajtja e mesazheve është një provë e pamohueshme se nuk kishte ndodhur asnjë përdhunim.
Për më tepër, Brigada Penale po ashtu zbuloi mesazhe të tjera nga Paule-Emma Aline, të datës 3 dhe 4 tetor 2009, gjashtë ditë përpara takimit, ku ajo qartë flet rreth një plani për “t’i ngritur një kurth” Tarik Ramadanit “në një hotel”. Ajo i thotë bashkëfolësit (paditësit zviceran, sipas provave) rreth planit të saj për ta futur në kurth duke marrë në telefon një “paparazzi” i cili do të shkrepte foto kompromentuese e kështu ta “shpartallonin atë”. Ajo flet rreth disa artikujve dhe një libri që ishte duke përgatitur me qëllim që ta shkatërronte reputacionin e Tarik Ramadanit. Ajo thotë se asaj “i ishte kërkuar” që të bashkëpunonte.”
“Emrat e Ian Hamelit dhe Khalil Zeguendit, dy kundershtarë të njohur të Tarik Ramadanit, janë përmendur dhe kanë qënë të përfshirë në përgatitjen e një “plani” kundër profesorit. Për më tepër, gjashtë ditë para takimit, Paule-Emma Aline kishtë marrë tashmë peng identitetin e Tarik Ramadanit duke krijuar një adresë emaili të rreme me emrin e tij, siç zbulohet edhe në mesazhet e listuara në raportin e Brigadës Penale. Ajo i kishte rrëfyer më herët policisë se po ashtu kishte hapur disa llogari në Facebook me emrin e tij. Përpara takimit, Paule-Emma Aline kishte planifikuar, manipuluar dhe gënjyer: prandaj, argumenti i parashtruar nuk qëndron.
Në këtë rast, sjella e prokurorëve hetues ngre pikëpyetje. Katër analiza të identifikimit të fytyrës, përfshirë foton që ishte kërkuar nga vetë gjykatësit, ishin të mjaftueshme për të provuar se Paule-Emma Aline ishte në foton e shkrepur gjatë një konference ku merrte pjesë në të njëjtin moment që ajo pretendonte se ishte sekuestruar në një dhomë hoteli. Sidoqoftë, me kërkesë të prokurorisë dhe sugjerimet e vetë Paule-Emma Aline, ishin dëgjuar tetë përsona nga rrethi i ngushtë i paditësve, përfshirë motrën e saj, nënën, babain, kushëririn, ish-konkubinën e saj, një mikeshë, Nacira Menadi-n dhe Caroline Fourest-in. E gjitha kjo për të marrë vesh nëse ishte ajo në foto apo jo! Megjithatë, gjykatësit i besuan mendimit të miqve, duke neglizhuar analizat shkencore të kryera nga kompanitë e specializuara kombëtare dhe ndërkombëtare. Më e pakta që mund të thuhet është se kjo qasje ngre pikëpyetje!”
Për më tepër, një padi tjetër ishte kryer më datë 31 maj 2019, ku një grua 54 vjeçe (e cila kishte të njejtin avokat me një paditëse tjetër) e akuzonte Prof. Ramadanin për një përdhunim të kryer bashkë me një burrë tjetër më 23 maj 2014 në hotelin Sofitel në qytetin e Lionit (në Francë). Sidoqoftë, sipas raportimeve të shumta, jo vetëm që Prof. Ramadani nuk kishte vënë këmbë asnjëherë në atë hotel, por është po ashtu e qartë se ai gjendej në Baltimorë në datat 23, 24 dhe 25 maj 2014 ku po mbante një ligjeratë me mbi 10 mijë të pranishëm.
Deri në këtë pikë, rasti kundër Prof. Ramadanit ka qenë i mbushur me kunderthënie dhe një mospërfillje të frikshme të standardeve dhe protokolleve. Në ditët që pasuan burgosjen e tij, u zbulua se prova kyçe që tregonte se Prof. Ramadani po udhëtonte në kohën e njërit prej krimeve të pretenduara, kishte “humbur” nga prokurori i çëshjtes.
Sipas Le Point, historia e një tjetër paditësje ishte afër kolapsit pasi rezultoi se ajo gjendej në fakt në dasmën e vëllait të saj natën që pretendonte se Prof. Ramadani e kishte përdhunuar.
Për më tepër, pas arrestimit të Prof. Ramadanit u zbulua se ai po mbahej në izolim në një burg të sigurisë së lartë, pavarësisht se nuk kishte asnjë provë të qartë për një trajtim të tillë. Prof. Ramadanit ju mohua apelimi në disa raste, duke qënë se mbahej nën “mbikqyrje të përkohshme”, një trajtim që zakonisht është i rezervuar për ata që përbëjnë rrezikmëri të lartë.
Raportimet e dala në dritë tregojnë se shëndeti i Prof. Ramadanit po përkeqësohej gjithnjë e më shumë si pasojë e sklerozës së shumëfishtë dhe neuropatisë. Pavarësisht vizitave mjekësore dhe konfirmimeve të shumë doktorëve se shëndeti i tij nuk përputhej me burgosjen, autoritetet franceze e mbajtën në izolim dhe fillimish ia mohuan të drejtën për të pasur vizita për 45 ditët e para.
Menjëherë pas arrestimit të tij, pati një fushatë për të njollosur figurën e tij nga mediat të cilat i morën akuzat e pabaza pa bërë asnjë hetim të pavarur.
Megjithatë, shumë komentues kanë treguar moskokëçarje duke e bazuar narrativën e tyre mbi akuza të pavërtetuara, të ngritura nga një e vetëquajtur “aktiviste liberale shekullare” e cila e lidh “lirinë” e saj me heqjen e hixhabit dhe shumë normave e zakoneve të tjera të përhapura në mesin e muslmanëve, të cilat ajo i etiketon si “selefizëm”.
Shumë zëra islamofobë nisën një fushatë për të diskredituar figurën e Prof. Ramadanit, përfshirë përpjekjet për të përdorur kundër prejardhjen e tij nga themeluesi i Vëllazërisë Muslimane, Hassan El-Benna. Kjo përfshinte mediat në pronësi të oligarkëve të cilët e kanë futur Vëllazërinë Muslimane në listën e organizatave terroriste, siç është për shembull Al Arabiya, rivalja e dëshpëruar e Al Jazeeras.
Për më tepër, ishte e tmerrshme të shikoje se si disa grupe në komunitetin musliman heshtën përballë situatës me të cilën po përballej një bashkëbesimtar i tyre, një vëlla që po shuhej në izolim si pasojë e një burgosjeje të padrejtë nga autoritetet raciste, shekullare dhe anti-islame franceze. Megjithatë, akomë më i rëndë ishte fakti se disa individë në komunitetin musliman shkuan aq larg sa ta akuzonin dhe të shpifnin ndaj Prof. Ramadanit për shkak të padive të ngritura kundër tij.
Pas lajmeve të fundit dhe rënies së akuzave ndaj tij, nuk kemi si të mos pyesim: ku janë të gjitha ato media që ishin aq të etura për ta vrarë karakterin e Profesorit? Ku janë ata muslimanë që shpifën ndaj tij? Përveç nevojës që kanë këta individë për të rishikuar veprimet e tyre, ata duhet të marrin në konsideratë leximin e Sures Huxhurat. Në këtë kapitull të Kuranit, ku vazhdimisht përmenden normat që duhen ndjekur nga bashkësia muslimane, Allahu thotë:
“O ju që keni besuar, nëse ndonjë i pandërgjegjshëm u sjell ndonjë lajm, ju shqyrtojeni mirë, ashtu që të mos e goditni ndonjë popull pa e ditur realitetin, e pastaj të pendoheni për atë që keni bërë.” (Huxhurate, ajeti 6).