Rasti i subvencioneve në Ministrinë e Bujqësisë, shoqërohet në polici Drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial

Policia e Kosovës ka arrestuar sot, Lavdim Krasniqin, Drejtor i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial.

Krasniqi është shoqëruar në stacionin policor ku edhe po intervistohet nga Drejtoria e Krimeve Ekonomike.Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se arrestimi i Lavdim Krasniqit raportohet të jetë i lidhur me rastin e subvencioneve në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë.

Lidhur me rastin e subvencioneve në këtë ministri javën e kaluar u krye një aksion i gjerë i policisë dhe organeve të tjera të hetuesisë nga ku u arrestuan 21 zyrtarë të tjerë.Nga ky aksion u konfiskuan mbi 400 mijë euro, dollarë, franga e lira turke.

Përpos në Ministrinë e Bujqësisë në Prishtinë, aksioni në fjalë u realizua edhe në disa komuna të tjera të vendit, si në Gjilan dhe Lipjan.