Ballina Lajmet Kosovë Rasti i parë me linë e majmunit përfundon periudhën e izolimit

Rasti i parë me linë e majmunit përfundon periudhën e izolimit

Rasti i parë i regjistruar me linë e majmunit në Kosovë

E ka përfunduar periudhën e izolimit dhe të monitorimit, rasti i parë i regjistruar me linë e majmunit në Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, derisa rasti është konfirmuar tri javë më parë e që nga ajo ditë më nuk është raportuar ndonjë rast tjetër i lisë së majmunit.

“Rasti me LijënM është liruar nga Klinika Infektive ditë më parë në gjendje të mirë shëndetësore dhe me rekomandimet shtesë për kujdes dhe sjellje shëndetësore, ndërkohë që te asnjë prej kontakteve të identifikuara të rastit, nuk ka pasur manifestim të shenjave të dyshimta për infeksion dhe që të gjitha i janë kthyer normalitetit pas periudhës së monitorimit të rregullt nga IKSHPK. IKSHPK vazhdon të monitorojë në mënyrë të vazhdueshme situatën epidemiologjike lidhur me Mpox dhe për sëmundjet të tjera ngjitëse në vend”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version