Një polic është arrestuar nën dyshimin për vrasjen e 33-vjeçares Sarah Everard.
Janë gjetur eshtra gjatë kërkimit për një grua që besohet se ishte rrëmbyer dhe vrarë nga një polic në Londër – një rast që ka tronditë Mbretërinë e Bashkuar dhe ka ngritur pyetje në lidhje me sigurinë e grave.
Sarah Everard, 33 vjeç, u zhduk pak pas orës 21:00 ndërsa po shkonte në shtëpi nga banesa e një shoqeje në Jug të Londrës më 3 Mars.
Policia Metropolitane konfirmoi se një nga oficerët e saj, një burrë në të 40-at, u arrestua nën dyshimin e rrëmbimit dhe vrasjes të martën vonë në Kent si pjesë e hetimit.
Një grua në të 30-at e saj u arrestua gjithashtu në të njëjtin vend nën dyshimin se ka ndihmuar të dyshuarin.
Rasti i Everard ka ngjallur reagime të shumta në tërë Britaninë e më gjerë nga politikanë dhe figura që shprehen zemërimin e tyre.
Shumë përdoruese të mediave sociale kanë ndarë përvojat e tyre të ngacmimit dhe sulmeve seksuale, si dhe frikën dhe ankthin që ndienin vetëm në publik, veçanërisht kur ecnin në shtëpi natën vonë.
Rasti përkoi rastësisht me botimin e një raporti nga UN Women UK që tregoi se pothuajse të gjitha gratë e reja në Mbretërinë e Bashkuar ishin viktima të ngacmimeve seksuale .
Raporti i grupit u bazua në një sondazh të më shumë se 1.000 grave në të gjithë vendin, i cili gjeti se 97 përqind të grave të moshës 18-24 vjeç thanë se ishin ngacmuar seksualisht.
Midis grave të moshës 25 vjeç e lart, 80 përqind e të anketuarve thanë se ishin ngacmuar në publik. /Mesazhi.com