Rastet e dhunës në familje shënojnë ngritje, rënie sa i përket vrasjeve e grabitjeve

Rastet e veprave penale, si vrasjet, lëndimet trupore, vjedhjet e grabitjet ka shënuar rënie nga janari në shtator të vitit 2024, në krahasim më periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Por, sipas raportit të rendit publik i prezantuar të premten ka rritje të rasteve të dhunës në familje.

Sipas komunikatës së PK-së numri i përgjithshëm i rasteve gjatë këtij nëntëmujori (janar-shtator 2024), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka shënuar ulje nga 36263 raste, në 35818 raste, ose shprehur në përqindje ka ulje për -1.23%. Po ashtu eshë numri i veprave penale ka shënuar ulje nga: 20417 në 20311, në përqindje ulje për -0,52%.

Ndërsa, statistikat rreth veprave penale që trajtohen nga Departamenti i Rendit Publik janë: Vrasjet nga 25 raste në 14 raste, rënie -44%, Lëndim i rëndë trupor, nga 167, në 163, rëniepër -2.4%, Lëndim i lehtë trupor, nga 2011, në 1996, rënie për -0.75%, Vjedhjet kanë shënuar rënie nga 3134, në 2825, rënie për -9.9%, Vjedhjet e rënda kanë shënuar rënie nga 2082, në 1592, rënie për -23.5%, Grabitjet kanë shënuar rënie nga 65, në 57, rënie për -12.3%, Dhuna në familje, nga 1897, në 1981, rritje për 4.4%.

Sipas raportit është shënuar ngritje në shkallën e zbulimit të përgjithshme të rasteve për 1.18 %.

Sipas të dhënave edhe numri i përgjithshëm i aksidetëve ka rënë në përgjithësi, ndërsa është rritur numri i armëve të konfiskuara, të arrestuarëve dhe të ndaluar./