Ballina Sport Futboll Rashkaj e Kryeziu rikthehen te Kosova si ndihmëstrajnerë

Rashkaj e Kryeziu rikthehen te Kosova si ndihmëstrajnerë

Ish-kapitenët, Anel Rashkaj dhe Hekuran Kryeziu, dy nga ikonat e Kombëtares së Kosovës, janë rikthyer por në role të reja në Federatën e Futbollit të Kosovës.

FFK-ja, ka njoftuar të hënën, se dyshja Rashkaj – Kryeziu, këtë herë janë rikthyer në postet e ndihmëstrajnerëve në ekipet kombëtare.

Rashkaj do të jetë ndihmës te Kombëtarja U19, si dhe pjesë e Departamentit Teknik të FFK-së kurse Kryeziut i është besuar roli i ndihmëstrajnerit te Kombëtarja U21 e Kosovës.

“Mirësevini në shtëpinë tuaj për një kapitull të ri dhe të rëndësishëm për futbollin e Kosovës”, ka shkruar FFK-ja në njoftimin e saj.

Rashkaj 35-vjeçar ka qenë pjesë e “Dardanëve” prej vitit 2014 deri në vitin 2020 duke regjistruar 14 paraqitje, ndërsa Kryeziu 31-vjeçar i ka luajtur 30 ndeshje për Kosovën nga viti 2015 deri në vitin 2023.

Exit mobile version