Derisa të mos ketë bisedime me zyrtarët e Kosovës rreth marrëveshjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, pozita e serbëve në institucionet e Kosovës mbetet e pandryshuar, ka thënë deputeti Nenad Rashiq.
Ai ka rikujtuar se deputetët serbë ende nuk janë ftuar në ndonjë takim në lidhje me këtë marrëveshje.
“Tani, në këtë moment, nuk ka asnjë qëndrim zyrtar për demarkacionin. Akoma nuk dihet nëse do të marrim pjesë në seancën kur demarkacioni do të vihet në rend dite , pasiqë deri tek bisedimet që ne kemi kërkuar nu ka ardhur ende”, ka shtuar Rashiq.