Rashica zgjedh Kosovën para Shqipërisë

Milot Rashica ka zgjedhur Kosovën, duke lënë Shqipërinë. Ai u bë ylli i parë që i thotë ‘po’ Kosovës.

SuperSport ka zbuluar edhe mesazhin që talenti vushtrrias ia ka dërguar presidentit të FSHF-s, Armand Duka, dhe trajnerit të Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi.

“Ju falënderoj për mbështetjen disa vjeçare që më keni dhënë. Jam i lumtur që kam bashkëpunuar me ju, por do luaj për Kosovën”, u ka shkruar Rashica.

Pas Rashicës pritet që Kosovës t’i thonë ‘po’ edhe disa lojtarë tjerë.