Rashica transferohet në Serie A?

Skuadra e Napolit nuk po heq dorë nga ylli i Kosovës, Milot Rashica
Milot Rashica gjatë kësaj vere mund të bëjë një hap shumë të madh në karrierë. Ai mund të transferohet në Serie A.

Sipas tuttomercatoweb.com, skuadra e Napolit është duke insistuar që ta transferoj yllin e Kosovës nga skuadra holandeze, Vitesse, përcjell Express.

Mendohet që kartoni i Rashicës vlerësohet rreth 8 milionë euro nga klubi holandez, një shifër e cila përballohet pa probleme nga klubi i Napolit.

Përveç Napolit, interesim për ish-anëtarin e Vushtrrisë, i cili po shkëlqen në Holandë me skuadrën e Vitesses, ka shfaqur edhe dy ekipe tjera nga Seire A: Milan dhe Udinese.