Rashica rikthehet te Werderi, stërvitet individualisht

Milot Rashica është bashkuar me grupin e lojtarëve të Werder Bremenit në stërvitjen e parë pas ndeshjeve të Ligës së Kombeve.

Ylli kosovar është stërvitur individualisht dhe nuk është përfshirë në stërvitjet ekipore, shkruan Indeksonline.

Ai pësoi një lëndim në ndeshjen ndaj Moldavisë që e detyroi trajnerin ta largoj në pjesën e dytë.

Por, fatmirësisht nuk ka qenë lëndim serioz dhe lojtari do të kthehet shumë shpejtë në gjendje të mëparshme.

Përkundër interesimit të madh nga klubet evropiane, Rashica duket se do të mbetet në Werder të paktën edhe një sezon pasi që nuk ka pasur ndonjë ofertë që i ka kënaqur drejtuesit e klubit.