Milot Rashica nuk është ftuar me skuadrën e Werder Bremen.
Ylli i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, nuk ka qenë i ftuar te Werder Bremen për miqësoren kundër Eintracht Braunschweig.
Lidhur me mungesën e Milotit në skuadër ka folur edhe trajneri i Bremen, Florian Kohfeldt.
“Ne vendosëm që Miloti të mos jetë në skuadër në këtë ndeshje, për shkak të situatës për transferimin e mundshëm”, ka thënë trajneri, përcjell lajmi.net.
Rashica lidhet me transferimin e mundshëm te skuadra e Milan, por edhe Leipzig qëndron mes opsioneve.
Mbetet të shihet se ku do të zyrtarizohet lojtari i Kosovës gjatë merkatos së verës.