Rashica në vend të Shaqirit te Liverpooli

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, vazhdon të lidhet me një kalim të mundshëm në ‘Anfield’.

Anësori i Kosovës ka shkëlqyer me fanellën e Werder Bremen, duke bërë që të vjen interesim i madh për të edhe nga jashtë Gjermanisë.

‘Liverpool Echo’ shkruan se Rashica pritet të afrohet në ‘Anfield’ gjatë verës, por si pasojë, Xherdan Shaqiri do të largohet.

Kartoni i Milotit vlerësohet me 28 milionë funte, por çmimi pëson rënie nëse Werder rrezikon rënien nga liga. Kështu, ish anëtari i Llamkos Vushtrria pritet të jetë në dispozicion për 13 milionë funte.

Shaqiri do të jetë lojtarit që do të largohet nga ‘Anfield’, për të siguruar të hollat për kartonin e Rashicës.

Roma, Sevilla e CSKA Moscoë janë disa nga skuadrat që interesohen për reprezentuesin e Zvicrës.