Milot Rashica e ka mbyllur për mrekulli sezonin me skuadrën e Werder Bremen.
Me shumë gjasë, Rashica ka luajtur ndeshjen e fundit me fanellën e Bremen, por këtë e ka bërë në mënyrë të përkryer, duke zënë vend edhe në formacionin e javës.
Miloti është përfshirë në treshen e sulmit, krah emrave si Timo Werner dhe Thomas Muller, përcjell lajmi.net.
Kjo vjen si një ‘dhuratë’, por e fituar, për ditëlindjen që kosovari feston sot (e 24-ta e tij).
Më poshtë lajmi.net ua përcjell formacionin e javës në Bundesliga, sipas ‘Sportschau’.