Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica mund të largohet nga skuadra e Beshiktashit në verën e këtij viti.
“Ortaçizgi” raporton të premten se për Rashicën kanë shprehur interesim dy skuadra nga Seria A.
Drejtuesit e Beshiktashit po dëshirojnë që t’i fitojnë së paku 12 milionë euro nga shitja e Rashicës. 27-vjeçari te Beshiktashi u transferua vitin e kaluar nga skuadra angleze Norwich City për pesë milionë.
Rashica edicionin e kaluar ishte i huazuar te Galatasaray, ndërsa karrierë ka bërë te Werder Bremeni e Vitesse.