Milot Rashica është futbollisti i parë i Përfaqësueses së Kosovës që ka mbërritur në vendin e lindjes..
Rashica sot në orët e hershme të mëngjesit është nisur nga Holanda për në Kosovë. Ai tashmë gjendet në Vushtrri, kështu thonë edhe postimet e fundit në rrjetet sociale.
Lista e Përfaqësueses nga Albert Bunjaki do të bëhet e ditur nesër, ndërsa Rashica është i pari që iu është përgjigjur thirrjes.
Vlen të përmendet se Kosova do të luaj dy ndeshje gjatë muajit shtaor, të parën kundër Kroacisë, ndërsa të dytën kundër Finlandës në “Loro Borici”.