Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Raportuesja Speciale e OKB-së për Pa’lestinën kërkon “pezullimin” e anëtarësimit të Iz’raelit...

Raportuesja Speciale e OKB-së për Pa’lestinën kërkon “pezullimin” e anëtarësimit të Iz’raelit në OKB

Raportuesja Speciale e OKB-së për Palestinën, Francesca Albanese, rekomandoi që anëtarësimi i Izraelit në OKB të “pezullohet” derisa të pushojë së shkeluri ligjet ndërkombëtare kundër Palestinës, raporton Anadolu.

Në konferencën e përditshme për media të mbajtur në selinë e OKB-së në New York, Albanese, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me raportin e përgatitur për shkeljet e Izraelit ndaj Palestinë”

Në raportin e saj të titulluar “Situata e të drejtave të njeriut në territoret e pushtuara palestineze, përfshirë Kudsin Lindor”, Albanese vuri në dukje se dhuna e kryer nga Izraeli dhe izraelitët që kanë uzurpuar tokat palestineze është përhapur përtej Gazës dhe “lëvizjet e spastrimit etnik dhe pro racizmit” po përshkallëzohen në Bregun Perëndimor, duke përfshirë Kudsin Lindor.

“Rekomandoj që anëtarësimi i Izraelit në OKB të rishqyrtohet ose të pezullohet derisa të ndalojë shkeljen e ligjit ndërkombëtar dhe t’i japë fund okupimit”, u shpreh ajo.

Duke u shprehur se “sulmet gjenocidale” të Izraelit kundër palestinezëve janë qartësisht të paligjshme, Albanese tërhoqi vëmendjen në vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) për këtë çështje.

“Izraeli nuk ka të drejtë të jetë në territorin e pushtuar palestinez. GJND-ja urdhëroi Izraelin të tërheqë plotësisht praninë e tij ushtarake pa kushte dhe sa më shpejt të jetë e mundur, të shfuqizojë kolonitë, të ndalojë sekuestrimin e burimeve natyrore në territorin e pushtuar palestinez dhe gjithashtu të paguajë kompensim”, tha Albanese.

Duke theksuar se sipas vendimeve të GJND-së, Izraeli duhet të tërhiqet nga territori palestinez më së voni në shtator të vitit të ardhshëm, Albanese tha: “Dhe pyetja është: çfarë po bëjnë SHBA për të siguruar që Izraeli të respektojë masat e përkohshme të GJND-së?”.

Exit mobile version