Raportohet se RTX 5090 do të vijë me 32GB RAM GDDR7

RTX 5090 ka një specifikim energjie prej 600-vat edhe pse nuk është e qartë sesa energji konsumon bordi dhe sa çipi grafik. Gjithësesi RTX 5090 duket i destinuar të konsumojë 150W më tepër sesa 450W të merr RTX 4090.

Raportohet se Nvidia ka planifikuar të vendosë 32GB RAM GDDR7 në RTX 5090. Insajderi Kopite7Kimi ka publikuar specifikat e përfolura të RTX 5090 dhe RTX 5080 ditën e sotme me të dy kartat të cilat do të jenë më të uritura për energji.

RTX 5090 ka një specifikim energjie prej 600-vat edhe pse nuk është e qartë sesa energji konsumon bordi dhe sa çipi grafik. Gjithësesi RTX 5090 duket i destinuar të konsumojë 150W më tepër sesa 450W të merr RTX 4090.

RTX 5090 do të përfshijë 32GB RAM GDDR7 512-bit dhe 21,760 bërthama CUDA.

Në mënyrë të ngjashme RTX 5080 përdor 400-vat energji krahasuar me 320-vat që konsumonte RTX 4080. Gjithashtu RTX 5080 do të vijë me 16GB memorie GDDR7, 256-bit dhe 10,752 bërthama CUDA.

Insajderi Kopite7Kimi shquhet për raportimin e informacioneve të sakta në lidhje me produktet e Nvidia. Ai ka zbuluar specifikat e RTX 3090 dhe RTX 3080 përpara debutimit, si dhe datat e RTX 4070 dhe RTX 4080.

Ai ka parashikuar me saktësi konsumin 450W të RTX 4090.