Raportohet se OpenAI ka kompletuar të paktën dy trajnime të mëdha të cilët duhet të përmirësojnë modelin duke e trajnuar në sasi masive të dhënash. Trajnimi i parë eci më ngadalë sesa pritej dhe jo vetëm që konsumoi kohë por edhe po kushton.
Përpjekjet e OpenAI për të zhvilluar modelin e ardhshëm madhor, GPT-5, kanë ngelur pas me rezultatet të cilat nuk justifikojnë kostot marramendëse sipas një raporti të The Wall Street Journal.
Ky lajm i jep jehonë një raporti të kaluar të The Information se OpenAI ishte duke elaboruar strategji të reja ndërsa GPT-5 mund të mos përfaqësojë një hap të madh përpara krahasuar me modelet e kaluara.
Por lajmi i WSJ përfshin detaje shtesë lidhur me zhvillimin 18 mujor të GPT-5 që mban emrin e koduar Orion.
Raportohet se OpenAI ka kompletuar të paktën dy trajnime të mëdha të cilët duhet të përmirësojnë modelin duke e trajnuar në sasi masive të dhënash. Trajnimi i parë eci më ngadalë sesa pritej dhe jo vetëm që konsumoi kohë por edhe po kushton.
Edhe pse GPT-5 raportohet se performon më mirë sesa paraardhësit, nuk ka avancuar mjaftueshëm për të justifikuar koston e mbajtjes së modelit në funksion.
WSJ raporton se në vend që të mbështeten në të dhënat e aksesueshme publikisht dhe marrëveshjet e licencimit, OpenAI ka punësuar njerëz për të krijuar të dhëna të reja duke shkruar kod ose zgjidhur probleme matematikore. Gjithashtu po përdor të dhëna sintetike krijuar nga një prej modeleve të saj, o1.
Edhe pse nuk komentoi raportin e WSJ, OpenAI është shprehur vazhdimisht se nuk do të lançojë modelin e ri Orion këtë vit.