Meta AI është integruar në Instagram dhe Facebook dhe aktualisht shfrytëzon Google dhe Microsoft Bing për tu përgjigjur pyetjeve në lidhje me zhvillimet dhe lajmet e fundit.
Meta është duke zhvilluar një motor kërkimi online me inteligjencë artificiale për të zbritur varësinë ndaj Google dhe Microsoft sipas një raporti nga The Information.
Motori i kërkimit raportohet se do të ofrojë përmbledhje të kërkimeve online përmes AI të ngjarjeve të fundit brenda chatbotit Meta AI.
Meta AI është integruar në Instagram dhe Facebook dhe aktualisht shfrytëzon Google dhe Microsoft Bing për tu përgjigjur pyetjeve në lidhje me zhvillimet dhe lajmet e fundit.
Po kjo mund të ndryshojë ndërsa kërkuesi i Meta në ueb është zbuluar disa herë në internet. Burimet e The Information kenë të kuptrohet se një ekip ka punuar prej tetë muajsh për ndërtimin e një databaze për chatbotin e saj.
Meta ka punuar edhe për ndërtimin e të dhënave të vendndodhjes për të konkurruar me Google Maps ndërsa lëvizje të ngjashme po bën edhe Apple.
Javën e kaluar Meta bëri një marrëveshje shumëvjeçare me Reuters ku chatboti i saj do të ketë akses në librarinë masive të artikujve të agjencisë së lajmeve.
Edhe OpenAI ka konfirmuar se po punon për ndërtimin e një motori kërkimi quajtur SearchGPT.